Tropojë, asgjësohen 2 mijë rrënjë kanabis; në kërkim një i dyshuar
03/06/2015 00:00
Policia e Tropojës ka zbuluar dhe sekuestruar 2 mijë rrënjë kanabis sativa, të kultivuar në gota plastike.
Gjatë operacionit të koduar me emrin e fshatit, “Kërrnaja”, policia zbuloi bimët narkotike dhe shpalli në kërkim të dyshuarin si kultivues i tyre.
Bimët narkotike, sipas policisë, u asgjësuan në vend përems djegies. Një pjesë e tyre u morën nga ekspertët në cilësinë e provës materiale.
Top Channel