Tiranë, pranga policit; drejtonte makinën në gjendje të dehur

03/06/2015 00:00

Një efektiv i policisë së kryeqytetit është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës për kryerjen e veprimeve që bien ndesh me detyrën e tij.

Sipas informacioneve të fundit, efektivi Edmond Karaj është vënë në pranga nga agjentët e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Arrestimi është bërë në kushtet e flagrancës, pasi Karaj po drejtonte makinën në gjendje të dehur, saktësojnë burime policore zyrtare.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta