Shkodër, vijojnë aksionet anti-kanabis; asgjesohen 2.025 rrënjë

03/06/2015 00:00

Policia e qarkut të Shkodrës, në vijim të operacioneve anti-kanabis ka asgjesuar këtë të mërkurë përmes djegies 2.025 bimë narkotike.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet policore lokale, sipas të cilave bimët u gjetën të mbjella në 6 parcela, 4 në fshatin Fushë Vigë dhe 2 në Qerret.

Burimet shtojnë se agjentët e anti-drogës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të kanabisit.

Pas operacioneve masive që çuan në çrrënjosjen e bimëve narkotike në Lazarat dhe Dukagjin duket se kultivuesit dhe trafikantët po preferojnë parcelat e vogla për të mos tërhequr shumë vëmendje.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta