Plagosi me kaçavidë shokun, arrestohet 52-vjeçari
03/06/2015 00:00
Policia e Vlorës arrestoi në flagrancë një 52-vjeçar, i cili plagosi me kaçavidë për motive të dobëta shtetasin M.A, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja ka ndodhur në lavazhet e fshatit Armen, ku është kryer arrestimi i menjëhershëm i autorit për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, si dhe është bërë sekuestrimi i kaçavidës, në cilësinë e provës materiale.
Top Channel