Masterplani i Qytetit Studenti, shpallen studiot fituese

03/06/2015 00:00

Skuadra e përbërë nga studiot ndërkombëtare të projektimit “Baukuh” dhe “List” u shpall fituese e konkursit për masterplanin e Qytetit Studenti, i cili synon një transformim rrënjësor të tij.

“Mendoj se është shumë interesante të fokusohesh në një element qëndror figurativ, që është paralelizmi e një ndarjeje të fortë mes vendit ku publiku dhe studentët takohen dhe vendit ku vetëm studentët jetojnë. Funksionimi i këtij paralelizmi si kufiri për të qartësuar dy zonat, asaj ku jeton publiku dhe studentët është i rëndësishëm dhe vendim strategjik. Po ashtu, mendoj se është një ide shumë e mirë propozimi për integrimin e më shumë funksioneve të edukimit, si më shumë fakultete, në mënyrë që të krijohet një kampus i vërtetë, ku njerëzit jo vetëm flenë apo studiojnë, por gjithashtu kalojnë ditën e tyre për të krijuar një kampus të vërtetë”, deklaroi Mathias Muller, arkitekt i kompanisë “AM2N”, me bazë në Zvicër.

Juria e përbërë nga 3 arkitektë ndërkombëtarë, dy përfaqësues lokalë dhe zëvendësministrat e Zhvillimit Ekonomik dhe të Arsimit përzgjodhi në një fazë të parë 5 projekte, nga 8 gjithsej që morën pjesë në konkurim, ndërsa faza e dytë përzgjodhi dhe fituesin e masterplanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB