Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Ministria e Arsimit dënoi aktin e rëndë të ndodhur në shkollën 9-vjeçare të fshatit Kryekuq në Lushnje, ku një mësues 62-vjeçar akuzohet se ka abuzuar seksualisht të paktën dy herë me një të mitur 12 vjeç.
Ministria ka ngritur një komision për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin, nëse ka, dhe ndëshkimin sipas ligjit të personave të tjerë përgjegjës për rastin në fjalë.
“Pseudo-mësuesi do të marrë dënimin e merituar nga drejtësia, por gjithashtu MAS nuk do ndalet vetëm me shkarkimin e drejtuesve të shkollës. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka ngritur menjëherë komisionin e investigimit të plotë të ngjarjes. Shërbimi psiko-social që ndodhet pranë kësaj shkolle, që prej ditës së sotme, ka ofruar asistencën e nevojshme, jo vetëm për nxënësen në fjalë, por edhe për nxënësit e tjerë të kësaj shkolle”- thuhet në deklaratën e MAS.
Ministria zotohet për tolerancë zero ndaj fenomeneve të tilla, ndërkohë që paralajmëron ndëshkime edhe për pjesën e stafit pedagogjik.
“Toleranca jonë do të jetë zero, në mënyrë që të shkulim me rrënjë fenomene të tilla kriminale, duke shpërbërë edhe stafin pedagogjik që ka mbyllur sytë dhe ka lejuar ngjarje të tilla”- thotë MAS.
Në fund Ministria e Arsimit dhe Sportit u kërkon qytetarëve që të denoncojnë çdo akt të papranueshëm për shkollën dhe figurën e mësuesit.
Top Channel