Lushnje, arrestohet mësuesi për përdhunim

03/06/2015 00:00

Policia e Lushnjes arrrestoi një 62-vjeçar, mësues në fshatin Kryekuq në Lushnje, me akuzën e përdhunimit të një nxënëseje në shkollën 9-vjeçare.

I arrestuari është Demir Hoxha, i paditur nga vajza 12-vjeçare, e cila i ka rrëfyer prindërve atë që kishte ndodhur dhe këta të fundit njoftuan policinë.

Ngjarja ka ndodhur të premten në klasën që ai ka në kujdestari. Drejtuesit e shkollës, të shokuar nga ngjarja, thonë se nuk ka patur më parë asnjë sinjalizim për mësuesin që ushtron këtë profesion prej 40 vjetësh.

“Mbetëm shumë të shokuar kur morëm vesh vetëm që e kanë arrestuar. Sepse informacioni ynë ishte vetëm kaq, që e ka arrestuar policia sepse ka pasur probleme me një nxënës të klasës. Si mësues ai është më i vjetri i shkollës, 43 vite punë dhe shihte punën e tij. Nuk të jepte përshtypjen e një njeriu negativ, që bënte këto gjeste të papranueshme”, deklaron drejtori i shkollës, Vasil Rrushi.

Të afërmit e së miturës janë të shokuar nga ngjarja, por kërkojnë drejtësi. “Ka abuzuar edhe më parë dhe ky monstër e ka mbajtur gocën nën presion. Pasi policët i kanë vënë përgjues gocës, është dëgjuar që ai i ka thënë ‘pse u ke thënë prindërve’”, thotë e afërmja Jetmira Kishta.

“Po të ishte ankuar më parë, kjo gjë do të ishte bërë më parë. Vajza dje tha, por u tha prindërve, unë…”, thotë gjyshja e të miturës.

Mësuesi 62-vjeçar, para policisë, ka pranuar fajësinë pasi ai është përgjuar nga policia gjatë kohës së bisedës me vajzën e mitur. Ndërkohë, kërkohet ndihmë urgjente me psikologë e punonjës socialë për të miturën e dhunuar e cila braktisi shkollën.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta