Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Gjykata e Korçës ka vendosur urdhërin e menjëhershëm të mbrojtjes për 10-vjeçaren Greta Trimi, e cila akuzoi nënën e saj se e dhunonte.
Pas një seance të gjatë gjyqësore, e mitura ka fituar mbrojtje ndaj së ëmës dhe do të strehohet në një fondacion që zhvillon aktivitetin e tij në mbrojtje të fëmijëve.
Një ditë më parë kjo gjykatë nuk mumdi të vendoste urdhërin e mbrojtjes për shkak se procedura për këtë kërkesë ishte ndjekur në mënyrë të paregullt.
Por pasi u rikthye përmes njësisë speciale së mbrojtjes së fëmijëve, vendimi është marrë në të mirë të së miturës.
Seanca e zhvilluar me dyer të mbyllura ka zgjatur për një orë e 15 minuta, ndërsa e mitura sipas burimeve ka kërkuar, edhe në prezencën e psikologes dhe avokates mbrojtëse të saj, që të mos kthehet tek e ëma.
Top Channel