Ushtronte agresion dhe kërcënime, nën hetim 20-vjeçari

02/06/2015 00:00

Një 20-vjeçar në Pogradec ka përfunduar në “lupën” e policisë, pas agresionit të ushtruar ndaj një qytetari.

Burime policore lokale njoftojnë se nga hetimet ka rezultuar që i riu, i identifikuar me inicialet Xh.M., banues në fshatin Blacë, kishte goditur me mjete të forta një 60-vjeçar.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera pas konstatimit të këtij rasti është verifikuar se ai kishte kërcënuar një vajzë 25-vjeçare nga i njëjti fshat, për motive ende të paqarta.

Për ta pasur nën kontroll të riun problematik, në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit, agjentët e antikrimit kanë vendosur procedimin e tij në gjendje të lirë.

Ndaj tij janë ngritur akuzat e “kanosjes” dhe “plagosjes me dashje” ndaj personave të tjerë, – saktësojnë më tej burimet.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta