Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptari. Detajet nga ngjarja e rëndë Qeveria synon të transformojë Qytetin Studenti. Për këtë, në Tiranë nisi një konkurs, ku marrin pjesë 8 studio ndërkombëtare projektimi. Kryeministri Edi Rama shprehu bindjen se, duke përftuar projektin më të mirë nga këto kompani, qyteti studentor do të ndryshojë faqe.
“Kjo hapësirë është shëmbëlltyra e një degradimi spektakolar prej shumë e shumë vitesh, por jemi të bindur që në të njëjtën kohë është një hapësirë që ka potencial të madh për t’u shndërruar në një kampus të vërtetë universitar dhe në shembullin e parë të krijimit të një hapësire private e publike në dispozicion të studentëve dhe të flukseve inovative”, u shpreh Rama.
Si shembull, kryeministri ka përmendur projekte të ngjashme të zbatuara në Korçë, Durrës dhe qytete të tjera, ku sipas tij, ndërhyrjet shtetërore po japin efekt: “Sot, ne kemi projekte reale zhvillimi që presin vetëm të financohen dhe jemi të gatshëm t’i financojmë”.
Kryeministri Rama tha se do të bëhet një konkurs edhe për Teatrin e Operas dhe Baletit, për Teatrin e Dramës, godinën e Lidhjes së Shkrimtarëve, po ashtu në plan është dhe një projekt për komunitet fetare.
Top Channel