Lezhë, arrestohet 32-vjeçari; iu gjet arsenal armësh në banesë

02/06/2015 00:00

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 32-vjeçar, pasi iu gjet në banesë një arsenal armësh.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, Alferd Bardhokut iu gjet në banesë një armë zjarri automatik, një pushkë M- 56, një beretë teke, 52 fishekë për pistoletë “Magnum”, një këllëf armë gjahu, tre mbajtëse plastike për fishekë.

Banesa rezultonte në pronësi të 60-vjeçares L. M, e cila jeton në Laç, dhe ia kishte shitur Bardhokut. Mbi 32-vjeçarin rëndon akzua e prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake e municioneve.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta