Krujë, asgjësohen 1418 rrënjë kanabis sativa
02/06/2015 00:00
Policia e Krujës ka asgjësuar 1418 bimë narkotike kanabis sativa, gjatë dy operacioneve të koduara “Kurcaj 2015” dhe “Malsi 2015”.
Gjatë një kontrolli të ushtruar ditën e martë në fshatin Kurcaj të komunës Nikël dhe në fshatin Shqezë të komunës Cudhi në rrethin e Krujës u gjetën dhe asgjësuan 14 parcela me rreth 1418 bimë narkotike. Bimët dyshohet të jenë të llojit Cannabis Sattiva.
Ato u asgjësuan në vend me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Policia po vijon kontrollin e zonës dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
Top Channel