Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Policia e Kakavijës ka goditur në tjetër rast trafiku ndërkombëtar të drogës. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se, gjatë kontrollit të një automjeti, drejtuesi i tij është larguar me vrap drejt kufirit jeshil me shtetin grek.
Policia kontrolloi automjetin, ku rezultoi se në shasinë e tij ishin fshehur 15 pako marijuanë.
Efektivët u vunë menjëherë në ndjekje të drejtuesit të mjetit, i identifikuar si Genci Korraqe nga fshati Çiflik i Beratit. Pas një operacioni të përbashkët me palën greke, Korraqe u kap në pyllin e Kakavijës. Ai do t’i dorëzohet policisë shqiptare nga autoritetet greke.
Hetimet për ngjarjen do të ndiqen nga Prokuroria për Krimet e Rënda në Tiranë, në akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Top Channel