Golem, IKMT bllokon objektin në ndërtim
02/06/2015 00:00
Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka bllokuar paraditen e së martës një objekt në ndërtim e sipër, në zonën e plazhit të Golemit.
Përmes një njoftimi për shtyp, IKMT ka bërë të ditur se, objekti në fjalë ishte në kundërshtim flagrant me ligjet në fuqi.
Ndërkohë, pronari i godinës së bllokuar, të cilit i janë publikuar vetëm inicialet F.A., është shoqëruar nga forcat e policisë.
“Aksioni i IKMT-së është kryer në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit”, saktësohet më tej në komunikatën zyrtare.
Top Channel