Gjyqi ndaj imamëve, dëshmitari: Kam udhëtuar dy herë në Siri

02/06/2015 00:00

Është zhvilluar paraditen e së martës procesi gjyqësor ndaj imamëve të vetëshpallur të xhamive të Tiranës, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në luftërat e huaja.

Në këtë seancë ka dëshmuar shtetasi Edmond Shpataraku, i cili ka deklaruar se ka udhëtuar disa herë drejt Sirisë me një shtetas shqiptar tjetër, për të luftuar përkrah militantëve të ISIS.

“Me Gerti Pashajn kemi udhëtuar bashkë drejt Sirisë. Kam qenë dy herë në Siri për të ndihmuar vëllezërit myslimanë”, ka dëshmuar Shpataraku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB