Denoncohet në Komisariatin Dixhital, nën procedim 34-vjeçari

02/06/2015 00:00

Sektori i antikrimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Korçës nisi një procedim penal në gjendje të lirë për një 34-vjecar, nën akuzën e tregtimit të paligjshëm.

Sipas një njoftimi për shtyp, procedimi nisi pas një sinjalizimi të dërguar nga qytetarët në portalin e Komisariatit Dixhital, se ky shtetas, i identifikuar me inicialet E.V., tregtonte gaz të lëngshëm të palicencuar.

Nga hetimet e agjentëve rezultoi se subjekti i 34-vjeçarit ishte i licencuar, por vepronte pa kasë fiskale dhe, për rrjedhojë, erdhi penalizimi i tij.

Ndërkohë, materialet i kaluan prokurorisë së rrethit, e cila ka ngritur ndaj 34-vjeçarit akuzën e “fshehjes së të ardhurave”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta