Emri/ Plagosja me thikë në Durrës, zbardhen detaje, 45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark
Termat romake, që ndodhen në themelet e Pallatit të Kulturës në Durrës janë restauruar dhe janë hapur për publikun e gjerë. Tashmë ajo është një vlerë e shtuar në guidën turistike të qytetit bregdetar.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u shpreh se këto Terma i shtohen itinerarit turistik, një itinerar në pasurim e sipër.
Edhe kryebashkiaku Vangjush Dako vlerësoi bashkëpunimin që mundëson mbrojtjen e siteve arkeologjike dhe vënien e trashëgimisë kulturore në dispozicion të qytetarëve dhe turistëve.
Dëshmi e një qytetërimi të lashtë e të fuqishëm, ky monument i restauruar dhe me kontributin e nxënësve të shkollës “Marie Kaçulini” pritet të rrisë ndjeshëm tërheqjen e turistëve vendas dhe të huaj për Durrësin, qytetin e pasur në trashëgimi kulturore dhe arkeologjike.
Top Channel