Manovrat verdhekuqe, Gasperinit i plotësohet kërkesa, Zirkzee do të vijë te Roma
Pas 10 viteve Lazio është rikthyer në Champions League, pasi arriti një fitore të madhe në “San Paolo” ndaj vendasve të Napolit me rezultatin 2-4.
Parolo dhe Candreva shënuan në pjesën e parë për bardhkaltërit, por argjentinasi Higuain në vetëm 9 minuta në pjesën e dytë barazoi rezultatin në 2-2 duke mbajtur gjallë shpresat e vendasve, të cilët në rast fitoreje ngjiteshin në vendin e tretë dhe do të ishin ata që do të shkonin në Champions. Dhe mundësia për të arritur fitoren nuk i mungoi vendasve, por këtë herë Higuain, bëri gabimin më të madh, ndoshta në karrierën e tij, duke gabuar nga pika e bardhë e penalltisë.
Më pas gjithçka foli për Lazio-n, e cila shënoi dy gola të tjerë, me Onazin dhe Klosen, në minutat e fundit, duke shuar shpresat e vendasve.
90 minuta plot adrenalinë në “San Paolo” ku u konsumuan të gjithë skenarët, me Lazion tashmë në arenën e kampionëve dhe Napolin që i jep lamtumirën trajnerit Benitez me një ndeshje që mund të kishte marrë një tjetër rrjedhë.
Top Channel