Kurbin, PD me kandidatin e parë. KQZ regjistron Bibën, i refuzon dorëheqjen

01/06/2015 00:00

Në Bashkinë Kurbin nuk do të ketë një kandidat. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të përballen me kandidatët respektivë.

Por nën siglën e Partisë Demokratike nuk do të kandidojë Ilir Pjetri, kandidati që zëvendësoi Altin Bibën, të propozuarin e parë të selisë blu për kryebashkiak në këtë njësi, por që u dorëhoq më pas.

Vendimi i KQZ-së u mor 4 me 3, duke reflektuar në këtë mënyrë kërkesën e Kolegjit Zgjedhor, që i riktheu tryezës së KQZ-së për rishqyrtim çështjen e pranimit të dorëheqjes së kandidatit Biba pas mbylljes së afateve ligjore të regjistrimit.

Për Kolegjin Zgjedhor, pas mbylljes afateve ligjore të regjistrimit të kandidatëve, nuk duhet të bëhen me lëvizje të emrave.

Klement Zguri, anëtar i KQZ: Diku tjetër, po për pakujdesi tonën, çregjistrohen zgjedhës nga zona të tjera dhe regjistrohen në një zonë tjetër, thjesht dhe vetëm për interes elektoral. E kalojmë shumë lehtë. Është njësoj si t’u japim në tavolinë. Por nuk ndodh kështu. Zgjedhjet janë për të konkuruar dhe për të fituar ai që është më i miri.

Lefterie Luzi, kryetare e KQZ-së: Jo me kaq patos atë që kërkon për këtë tavolinë, KQZ, që pse nuk i paskemi kthyer përgjigjie zotërisë që në datën 9?! Ku është e drejta e kandidatit? Kush është ky që ka zgjedhur të kandidojë edhe si subjekt dhe nuk paska fare përgjegjësi? Kandidon sa herë t’i dojë qejfi dhe dorëhiqet kur të dojë? Ku është kjo forcë politike që kandidon njerëz që dorëhiqen brenda ditës, brenda natës? Ku e kanë përgjegjësinë? Duhet ta shohim panoramën nga të gjitha anët.

Vendimi i KQZ-së për Kurbinin duket se është pararendës edhe për rastin e Këlcyrës, për të mos pranuar as atje tërheqjen e kandidatit, pavarësisht se arsyet janë të tjera.

Por në çdo rast do të jetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që do të vihet në qendër të debatit publik dhe politik, çka për të cilen duket se është e vetëdijshme edhe kryetarja e KQZ-së.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta