
Vlora është gati të mirëprëpresë turistët këtë sezon, të cilët do të kenë në dispozicion një shërbim mjekësor urgjence 24 orë, në 7 ditë të javës.
I njëti shërbim, tha kryeministri Edi Rama, do të jetë i aksesueshëm në të gjitha zonat turistike të vendit.
“Këto qendra do të vijojnë punën deri në fund të muajit gusht. Do të jenë të pajisura me një set standard mjetesh mjekësore që në të shkuarën kanë munguar dhe kanë sjellë konfuzion në rastet kur ka qenë e nevojshme ndihma mjekësore”, deklaroi Rama, i cili shtoi se “qendrat do të jenë pranë plazheve dhe në alpe”.
Kryeministri foli edhe për pritshmëritë e këtij sezoni turistik: “Jemi informuar nga operatorët që kërkesa këtë vit jo vetëm që ka qenë më e madhe sesa vitin e shkuar, por ka qenë 25% përtej mundësive. Kjo do të thotë se të gjitha hotelet dhe bujtinat janë të rezervuara”.
Top Channel