Parkoi në vend të gabuar, polici gjobit… karrocierin

31/05/2015 00:00

Jemi bërë dëshmitarë të gjobave nga më të çuditshmet, por një gjobë për parking të gabuar të karrocës nuk kishim parë ndonjëherë. Një polic në Lids i ka vendosur gjobë një karrocieri, i cili e kishte lënë karrocën në vend të gabuar.

Fotot që janë shpërndarë me shpejtësinë e dritës nëpër rrjetet sociale kanë shkaktuar të qeshura të mëdha. Pavarësisht se në kodin rrugor të Britanisë nuk përcaktohet ndonjë rregull për karrocat, polici ka vendosur të respektojë detyrën.

Një zëdhënës i policisë së Lidsit ka thënë se, polici është treguar më tepër profesionist seç duhet. Duke bërë shaka, ai ka sqaruar se karrocieri mund të shlyejë dënimin duke mos përsëritur të njëjtat gabime, që i referohet një kodi që vlen për mjete motorike, por jo edhe për karrocat.

Megjithatë, në rrjetet sociale ka pasur persona që kanë thënë se polici e ka bërë me shaka këtë veprim, pasi i është kërkuar nga dikush tjetër që e njihte karrocierin. Sidoqoftë, në Britani është më mirë që të parkoni aty ku duhet, qoftë edhe karrocën.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB