Krujë, shpërthim granate në një banesë, vetëm dëme materiale

31/05/2015 00:00

Policia e Shtetit, përmes një deklarate zyrtare të publikuar paraditen e së dielës, ka bërë të ditur se nga një informacion paraprak i siguruar në rrugë operative, është mësuar mbi një ngjarje të rëndë në Krujë.

Disa persona të paidentifikuar raportohen të kenë hedhur një granatë dore artizanale në oborrin e banesës së shtetasit me inicialet A.G., e si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale, kryesisht xhamat e banesës, por jo lëndime apo viktima.

Policia ka bërë të ditur se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta