Lufta kundër mushkonjave ka nisur në një aksion në qytetin e Vlorës. Ka qenë vetë ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i shoqëruar edhe nga kreu i Inspektoratit të Shëndetit publik, Eldar Deda, ku mbrëmjen e djeshme ka nisur luftën kundër mushkonjave.
Një projekt, i cili ka nisur që në muajin maj dhe do të vijojë në 12 faza, deri në muajin tetor parashikon luftën kundër mushkonjave. Beqaj theksoi se është një program më i gjerë se një fushatë.
“Këtë vit jemi prezent në territore më të gjëra se vitin e kaluar. Në qarkun e Vlorës jemi prej 10 ditësh, por këtë vit do të jemi edhe në zonat urbane. Janë evidentuar rreth 1800 pika ku ne do të ndërhyjmë në mënyrë të drejtpërdrejtë”, tha ministri.
Beqaj siguron gjithë qytetarët vlonjatë dhe jo vetëm që lënda që po përdoret për dezinsektimin është e padëmshme për njerëzit, por edhe për çdo gjallesë tjetër.
Ky aksion është për mbrojtjen e qytetarit, pasi mushkonjat janë burim sëmundjesh, por është edhe një aksion për të mbajtur një mjedis më të përshtatshëm për turistët, të cilët verë pas vere vijnë në Shqipëri.
Top Channel