Lezhë, të shtëna ndaj zyrave të Komunës së Blinishtit

30/05/2015 00:00

Të shtëna me armë zjarri ndaj zyrave të komunës janë verifikuar këtë të shtunë në Blinisht të Lezhës.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe se uniformat blu janë njoftuar nga banorët e zonës.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka pasur persona të lënduar, nënvizojnë burimet, të cilat shtojnë se kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje.

Një ditë më parë, kryetari i Komunës së Blinishtit u arrestua, pasi teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur, kundërshtoi agjentët e policisë dhe madje i goditi ata.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta