Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe është ndaluar nga policia, por pas debateve me efektivët, kreu i komunës së Blinishtit në Lezhë i ka goditur ata.
Sipas burimeve policore, 53-vjeçari Jak Zhuba, kryekomunari i Blinishtit, ishte duke drejtuar makinën tip BMW, kur ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Piraj, në rrugën Lezhë-Blinisht.
Zhuba i është nënshtruar testit të alkoolit dhe ka rezultuar në gjendje të dehur, mbi 0.5% alkool, fakt që e ka kundërshtuar. Ndaj ka filluar të debatojë me efektivët e policisë dhe më pas, sipas burimeve, edhe t’i godasë me grushte.
Policia kryer fillimisht shoqërimin e 53-vjecarit Zhuba, e më pas ka ushtruar kontroll në banesën e tij. Gjatë kontrollit në banesë u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë gjuetie shotgan 12 mm, pa leje, dhe 3 copë thika të madhësive të ndryshme.
Policia tha se materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Lezhës. Kryekomunari do të hetohet për 5 akuza: “goditje për shkak të detyrës”, “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut sportive”, “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, “largim nga vendi i aksidentit” dhe “drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur”.
Top Channel