Librazhd, asgjesohen 4000 rrënjë hashash
29/05/2015 00:00
Efektivët e Policisë së Elbasanit kanë asgjesuar 4000 rrënjë hashash në vendin e quajtur “Bregu i Plepit”, në Stravaj të Librazhdit.
Bimët narkotike u gjetën të mbjella në 6 parcela.
Policia ka nisur hetimet për gjetjen e kultivuesve të bimëve narkotike.
Top Channel