Aksident në kryqëzimin e Gjadrit, përplasen dy automjete, lëndohen dy persona
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është takuar me kryevëzhguesen e OSBE/ODIHR në Tiranë, Audrey Glover.
Znj. Glover njohu ministrin e Jashtëm me punën e deritanishme të misionit vëzhgues dhe angazhimet deri ditën e zgjedhjeve. Në lidhje me veprimtarinë pas-zgjedhore, ambasadorja Glover u ndal tek vëmendja që do të kërkojë procesi i numërimit të votave dhe i nxjerrjes së rezultateve.
Të dy bashkëbiseduesit ndanë mendimet e tyre mbi rëndësinë e zgjedhjeve vendore dhe rëndësinë që ata marrin në kushtet e zbatimit për herë të parë të reformës së re territoriale dhe sfidave që e shoqërojnë këtë proces.
Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit mbërriti në Shqipëri më 15 maj.
20 vëzhgues afatgjatë dhe 250 vëzhgues afatshkurtër pritet të monitorojnë të gjitha fazat e procesit zgjedhor, veçanërisht regjistrimin e kandidatëve dhe votuesve, aktivitetet e fushatës, punën e administratës zgjedhore e të strukturave përkatëse shtetërore, legjislacionin zgjedhor dhe zbatimin e tij, mjedisin mediatik, numërimin e votave dhe nxjerrjen e rezultateve.
Top Channel