Krujë, asgjesohen 11 parcela me kanabis; pranga 21-vjeçarit
28/05/2015 00:00
Blutë e qytetit të Krujës kanë ekzekutuar në orët e fundit operacionin e radhës kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Burime policore lokale bëjnë me dije se, në kuadër të operacionit të koduar “Krastë 2015” janë asgjesuar mbi 1370 bimë narkotike të tipit kanabis.
Sipas burimeve, gjatë operacionit është arrestuar edhe një 21-vjeçar, shtetasi Emirjan Voga, i cili kujdesej për bimët e mbjella në 11 parcela.
Lënda narkotike është asgjesuar me anë të zjarrit, ndërkohë që agjentët kanë sekuestruar edhe 2 armë automatike, krehëra dhe mbi 120 fishekë.
Materialet i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit për proçedimin e mëtejshëm të çështjes.
Top Channel