Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar nga gjykata konfiskimin e shumës prej 3.5 milionë lekësh, të investuara në Bono Thesari pranë Bankës së Shqipërisë nga shtetasja Zenepe Cenaj, banuese në Shkodër
Sipas prokurorisë, është provuar se këto para ajo i ka përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i djalit të saj, Ylber Cenaj, i arrestuar në Francë për “trafik lëndësh narkotike”.
Prokuroria e ka regjistruar procedimin penal për hetim pasuror, pas informacionit të mbërritur nga autoritetet franceze mbi arrestimin e Ylber Cenaj.
Sipas të dhënave nga Franca, Cenaj dhe 25 persona të tjerë janë arrestuar në kuadër të një operacioni të zhvilluar në qytetin Perizhe, pranë Bordosë, ku policia kishte zbuluar një rrjet që trafikonte dhe shpërndante lëndë narkotike (kanabis, kokainë etj.), në lokalet e natës, në këtë zonë.
Nha hetimet rezultonte se, aktiviteti i këtij grupi kishte nisur që në vitin 2011. Pikërisht, gjatë kësaj periudhe, shtetasi Ylber Cenaj kishte dërguar në Shqipëri një sasi parash, të cilat janë investuar nga e ëma e tij në Bono Thesari.
Nga hetimet e kryera prej Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se Zenepe Cenaj nuk ka pasur asnjë mundësi reale të krijonte të ardhura të tilla. Për këtë arsye, prokuroria ka krijuar bindjen e plotë se “paratë e kanë prejardhje nga veprimtaria e paligjshme e të birit”.
Top Channel