Ekstradohet shtetasi suedez, u dënua në Shqipëri për kontrabandë armësh

28/05/2015 00:00

Interpol Tirana ka transferuar drejt Suedisë, një shtetas suedez 35-vjeçar. Sipas burimeve zyrtare, Lars Tommy Rosen, është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 10 vjet burg. Ai akuzohet për kontrabandë të rëndë me armë.

Rosen do të vijojë të kryejë dënimin në Suedi, pas bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpolin e Stokholmit.

35-vjeçari është arrestuar më 5 shtator të 2012, pasi është kapur në flagrancë në Murriqan, në dalje nga Shqipëria për në Malin e Zi. Në bagazhet e tij iu gjetën 9 copë armë zjarri Pistoleta, me mbishkrimet EKOL Special, 99 kal 9 mm PAK.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta