Prokuroria dërgon për gjykim dosjen e tre ushtarëve, prodhonin eksploziv
27/05/2015 00:00
Prokuroria për Krimet e Rënda dërgon për gjykim tre persona të akuzuar për prodhim dhe shitje të materialeve eksplozive me përmbajtje C4.
Sipas burimeve zyrtare, “kanë përfunduar hetimet për këtë grup”.
Kleo Gjinkola, Fran Kolaj, dhe Alban Hodaj, të tre ushtarë profesionistë, prodhonin dhe shisnin, sipas porosive, bomba me mekanizma shpërthyes nga distanca, kundrejt shumave 1500-2500 euro.
Ata janë hetuar me masën e sigurimit ‘arrest në burg” dhe janë arrestuar më 30 qershor të vitit të kaluar.
Top Channel