Milo në Kamëz: Urbanizimi i zonës, kusht për mjedis qytetar
27/05/2015 00:00
Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, gjatë turit të tij elektoral për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit 2015, zhvilloi një takim në Bashkinë e Kamzës, me anëtarët dhe simpatizantët e partisë së tij.
“Urbanizimi i zonës këtu është kushti numër një për të krijuar një mjedis qytetar. Sepse pa rrugë nuk ka zhvillim. Bëni votim me zemër, me ndërgjegje, që të mund pastaj t’u kërkoni llogari atyre që keni zgjedhur me votën tuaj”, tha Milo.
Ky është parimi bazë i qeverisjes vendore, – nënvizoi kreu i PDS-së gjatë këtij takimi elektoral.
Top Channel