I dënuar në Britani për vrasje, transferohet në Shqipëri 32-vjeçari

27/05/2015 00:00

Interpol Tirana ka transferuar nga Mbretëria e Bashkuar një 32-vjeçar, të dënuar për vrasje. Sipas marrëveshjes së firmosur me Britaninë, Robert Linardi do të vazhdojë të kryejë dënimin në Shqipëri.

Linardi është dënuar me 15 vjet burg për vrasje. Ngjarja ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar.

“Në zbatim të Marrëveshjes midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Shqipërisë për transferimin e personave të dënuar, ky shtetas është transferuar me qëllim vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit në vendin tonë”, njoftoi zyrtarisht Policia e Shtetit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta