Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Gjykata e Vlorës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 63-vjeçarin Nefail Islamaj, me profesion noter, i akuzuar nga Prokuroria për “falsifikim dokumentesh”.
Në bazë të hetimit, ka rezultuar se i dyshuari, gjatë ushtrimit të funksionit noter, ka falsifikuar përmbajtjen e dy prokurave, duke lejuar që të nënshkruajë në emër të një trashëgimlënësi, një shtetase tjetër që nuk kishte lidhje me të, me qëllim dhënien e një trualli për ndërtimin e një pallati në një zonë pranë qendrës së qytetit të Vlorës.
Ky fallsifikim është kryer në vitin 2009, ndërkohë që ndërtimi i pallatit është bllokuar, për shkak se trashëgimtarët e ligjshëm nuk e lejojnë vijimin e punimeve, për shkak të falsifikimit të dokumentave nga ana e noterit.
Kjo ka sjellë si pasojë një situatë konfliktuale të ashpër ndërmjet trashëgimtarëve të ligjshëm dhe personave që kanë paguar për blerjen e apartamenteve dhe dyqaneve. Nga hetimi i Prokurorisë Vlorë rezulton se shkak i këtij konflikti të ashpër civil është rrjedhojë e veprimeve antiligjore të noterit Nefail Islamaj, i cili është arrestuar pasditen e së mërkurës, me kërkesë të Prokurorisë së Vlorës.
Top Channel