Vlorë, pranga shpërndarësit me 18 doza marijuanë

26/05/2015 00:00

Uniformat blu të Vlorës kanë ekzekutuar mëngjesin e së martës një aksion kundër shpërndarjes së narkotikëve në qytetin bregdetar, duke arrestuar një person.

Sipas informacioneve zyrtare nga qyteti bregdetar, në pranga ka rënë shtetasi Klarens Dalipaj, 20 vjeç, i cili është kapur në zotërim të një sasie marijuane.

Sipas burimeve, arrestimi i tij u krye në lagjen “Pavarësia”, ndërsa droga iu gjet në një çantë, e ndarë në 18 doza.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale, atij iu sekuestruan edhe 2 telefona celularë dhe disa para të thata. Operacioni ishte koduar me emrin “Call Center”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta