Tiranë, policia bastis banesën, sekuestron armë e municione

26/05/2015 00:00

Policia e Tiranës, në vazhdën e aksioneve për ruajtjen e rendit, ka bastisur paraditen e së martës një shtëpi në kryeqytet, ku dhe ka gjetur një sasi armësh.

Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se uniformat blu kanë kontrolluar shtëpinë e shtetasit Hajdar Shima, i cili është arrestuar për zotërimin e armëve luftarake.

Sipas burimeve, në shtëpinë e Shimës janë gjetuar një automatik, një pushkë, një çifte dhe 3.500 fishekë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta