Kakavijë, ndalohen 16 klandestinë nga Siria

26/05/2015 00:00

Një grup emigrantësh klandestinë janë ndaluar nga Policia Kufitare në Kakavijë gjatë ditës së hënë.

Bëhet e ditur se 16 shtetasit e huaj, të cilët vinin nga Siria, kishin hyrë në kufirin e gjelbërt me Greqinë dhe kishin si destinacion Malin e Zi. Klandestinët janë ndaluar në vendin e quajtur “Mulliri”.

Prej vitesh, që nga nisja e konflikteve në Lindjen e Mesme dhe disa vendeve afrikane, Shqipëria është kthyer në një aks të rëndësishëm të kalimit transit të njerëzve që braktisin shtëpitë për t’iu larguar luftimeve.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta