Fier-Patos, aksident rrugor me 5 të plagosur. Jashtë rrezikut për jetën

26/05/2015 00:00

Një aksident rrugor mësohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur “Kështjella”, gjatë pasdites së të martës, ku sipas raportimeve janë përplasur dy makina, me pasojë plagosjen e x shtetasve.

Nga burime paraprake mësohet se në aksident janë përfshirë mjetet tip BMË, me targa AA 459 FH, me drejtues shtetasin Tahir Rizai, si dhe ai Citroen, me targa AA 125 KC, me drejtues shtetasin Fatmir Velmishi.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve, por edhe pasagjerët e ndodhur në mjetin tip Citroen, të cilët identifikohen vetëm me iniciale: shtetësja V.V., vajza e saj B.V., si dhe shtetasja I.Y., të cilat janë transportuar menjëherë për në Spitalin Rajonal të Fierit, por jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta