Elbasan, kapet i dënuari për shfrytëzim prostitucioni në Itali
26/05/2015 00:00
Policia e Elbasanit, në kuadër të operacioneve për identifikimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ka arrestuar një shtetas të dënuar me 23 vjet burg në Itali.
I arrestuari është shtetasi Ardian Subashi, njohur ndryshe si Ardian Çollaku. Ai rezulton i dënuar me 23 vite burgim nga Gjykata e Modenas për akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit”.
Subashi u prangos nga efektivët e policisë në qendër të qytetit të Elbasanit.
Top Channel