Elbasan, kapen 3 kg tritol, në pranga një 44-vjeçar

26/05/2015 00:00

Tre kilogramë tritol, një sasi kapsollash dhe skelet arme e llojit kallashnikov, janë sekuestruar mesditën e së martës nga Policia e Elbasanit në operacionin e koduar “Shijoni”, ndërsa mësohet se është arrestuar në flagrancë poseduesi i tyre.

Burime të policisë bëjnë të se është arrestuar 44-vjeçari Petrit Gjika me banim në fshatin Shijon të rrethit të Elbasanit.

Gjatë një kontrollit të imtësishëm në banesën e tij policia sekuestroi armët, të cilat mësohet se 44-vjeçari i tregtonte.

Policia po vazhdon hetimet për të zbuluar edhe bashkëpunëtorë të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale ndërkohë që  44-vjecari, Gjika do të përgjigjet para drejtësisë për veprën penale “ trafikim i armëve dhe municioneve” si edhe “ prodhim dhe mbajtje të armëve luftarake”. 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta