Durrës, i sekuestrohet armë në banesë, në pranga 23-vjeçari
26/05/2015 00:00
Policia e Durrësit arrestoi në flagrancë një 23-vjeçari, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij, iu sekuestrua një armë zjarri automatike dhe disa bimë, të dyshuara “cannabis sattiva”.
I arrestuari është shtetasi Martin pera, 23 vjeç. Ai u ndalua nga efektivët e Komisariatit të Policisë së Shijakut në Sukth me akuzën e “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake” si dhe “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
Ndërkohë, në një tjetër operacion, specialistët e krimeve, po në Komisariatin e Shijakut prangosën 41-vjeçarin Genci Hushi, i dënuar nga Gjykata e Durrësit me 6 muaj burg për veprën penale “dhunë në familje”.
Top Channel