Drogë në aksin Shqipëri-Kalabri-Siçili, 19 të arrestuar
26/05/2015 00:00
Sasi të konsiderueshme droge qarkullonin në aksin Shqipëri-Kalabri-Katania, lëvizje që janë zbuluar nga policia italiane, e cila ka arrestuar 19 persona.
Sipas raportimeve të mediave italiane, hetimet janë kryer në periudhën nëntor 2012-prill 2013, me ndihmën e disa bashkëpunëtorëve të drejtësisë.
Lëndët narkotike ishin të llojeve të ndryshme, kryesisht kokainë, marijuanë dhe hashash, – kanë deklaruar hetuesit e çështjes.
Sipas burimeve, drejtues të organizatës kanë qenë vëllezërit siçilianë, Vito dhe Michele Musumeci.
Megjithatë, shtatë prej të arrestuarve janë dërguar në arrest shtëpie.
Top Channel