Alarmi i rremë për bombë në një shkollë Durrës, nën hetim dy nxënës të shkollës

26/05/2015 00:00

Dy adoleshentë janë autorë të vendosjes së pakos së dyshimtë për eksploziv në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri”, në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur më 23 mars të këtij viti, ku u gjet një pako me një celular përsipër.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se E. K., 16 vjeç dhe E. Ll., 15 vjeç, janë autor të vendosjes së pakos, e cila rezultoi e rremë. “Ata janë nxënës të kësaj shkolle dhe kanë pranuar autorësinë e ngjarjes. Do të ndiqen në gjendje të lirë, për shkak të moshës”, njoftoi policia.

Mbi dy adoleshentët rëndon akuza e “përhapjes së informacioneve të rreme që ngjallin panik”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta