Korçë, humb jetën 40-vjeçari, aksidentohet në punë

25/05/2015 00:00

Një 40-vjeçar ka humbur jetën gjatë orëve të mbrëmjes në qytetin e Korçës, pas një ngjarje aksidentale.

Burime nga policia bëjnë të ditur se Mirgen  Demçe, banues ne Maliq, është dërguar i pajetë në Spitalin e Korçës rreth orës 21:00 të mbrëmjes.

Sipas policisë, shkak për humbjen e jetës, dyshohet të ketë qenë një ngjarje aksidentale. 40-vjeçari ishte pronar i një pike, që bënte shpërndarjen e druve,në fshatin Libonik. Mësohet se aksidentalisht ai është përplasur nga stiva e druve, të cilat kanë rënë nga rimorkioja e automjetit. 

Punëtorët menjëherë e kanë transportuar me ambulancën e fshatit, në drejtim të Spitalit të Korçës, për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme, por gjatë transportimit, ky shtetas ka humbur jetën. Ndërkohë policia po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta