Ekstradohet nga Zvicra i dënuari me 15 vite burg për prostitucion
25/05/2015 00:00
Një i dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e Apelit në Vlorë që në vitin 2005, është ekstraduar nga Zvicra drejt Shqipërisë për të vuajtur dënimin.
I ekstraduari është shtetasi Fatos Sakolli, i dënuar me burg për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.
Ai është denoncuar nga shtetasja me inicialet K.K., e cila kishte rënë viktimë e premtimit të tij për fejesë dhe është detyruar që të ushtrojë prostitucion në Belgjikë kundër vullnetit të saj.
Pas denoncimit të shtetases K.K. Gjykata e Beratit ka dënuar Sakollin me 10 vite burgim, ndërkohë që pas apelimit të çështjes në Vlorë, Apeli i qytetit bregdetar ka përforcuar dënimin edhe me 5 vite të tjera.
Top Channel