“Internetit s’e ka ulur besimin e njerëzve në Zot”, Rama: Pavarësisht thellimit të distancës mes të pasurve e të varfërve, Bota s’ka qenë kurrë më e mirë se sot
Partia Republikane zgjodhi qytetin e Durrësit për të hapur zyrtarisht fushatën e saj elektorale, ku nuk mungonte as Agron Duka, një emër i propozuar fort prej republikanëve për kryetar bashkie në qytetin bregdetar.
Hapja e fushatës u përshëndet nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Basha kërkoi votën për opozitën më 21 Qershor, për të përcjellë dy mesazhe.
“Të ndalim të keqen, t’i japim mesazhin, mësimin dhe ndëshkimin e merituar Qeverisë që theu premtimet dhe të përqafojmë platformën e uljes së taksave, dëgjimit të zërit tuaj, e komunikimit dhe jo shpërfilljes ndaj qytetarëve”- tha Basha.
Kryetari i demokratëve shprehu bindjen tek fitorja më 21 Qershor dhe pas kësaj për mazhorancën e majtë, sipas tij, ka dy zgjedhje.
“Me votën e 21 Qershorit, Qeveria ose do të përqafojë platformën tonë, ose do të largohet”- deklaroi kreu i demokratëve.
Top Channel