Aksident në Fushë Krujë, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
25/05/2015 00:00
Një 38-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e të hënës në Nikël të Fushë Krujës.
Pesë persona të tjerë janë plagosur, mes të cilëve dy janë fëmijë.
Burime zyrtare të policisë bënë të ditur se është përplasur mjeti tip “Audi”, me targë TR 7069 T, dhe mjeti “Ford”, me targë AA 425 KA. Për pasojë, ka gjetur vdekjen rrugës për në Spitalin Ushtarak F. Hyka, pasagjere në mjetin “Ford”.
Në gjendje të rëndë në spitalin e Krujës është shtetasja P. S., 27 vjeçe, gjithashtu pasagjere e mjetit “Audi”. Dyshohet që shkak i aksidentit të jetë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.
Top Channel