Vlorë, zbulohen 2 parcela me rreth 100 rrënjë kanabis
24/05/2015 00:00
Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 2 parcela me rreth 105 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
Bima narkotike u zbulua në fshatin Dushkarak, në vendin e quajtur Dautaj.
Në zonën e pyllëzuar ishin hapur 2 parcela afër shtratit të lumit Vjosë, në të cilat ishin të kultivuara 105 bimë narkotike me lartësi deri në 20 centimetra.
Asgjësimi i këtyre bimëve u bë me djegie.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Top Channel