
Në planin e tij për Tiranën, përmirësimi me urgjencë i infrastrukturës, është një nga 5 prioritetet e shpallura të Halim Kosovës.
Paralel me ndërtimin e Bashkisë brenda dhe jashtë qytetit, Halim Kosova premton tolerancë zero për tejkalimin e afateve në kontrata. Për dy vitet e para për shembull, Kosova gjykon se duhen ndërtuar rrugët dhe rikonstruktuar trotuaret.
“Afate të mirëpërcakruara se kur do të fillojë dhe kur do të mbarojë, të gjitha këto do të jenë me standarde europiane të padiskutueshme”, u shpreh Halim Kosova.
Ku do të gjenden fondet për zbatimin e planit? Përgjigja e Halim Kosovës ka 3 fjalë: përvojë, përkushtim, ndershmëri.
“E kam nisur këtë punë për më shumë mirënjohje, për më shumë vlerësim dhe asnjëherë për të cenuar atë që unë kam bërë dhe arritur deri më sot. Le të tregojmë se si mund të ndryshojë ky vend kur nuk fut dorën te xhemi i tjetrit”, tha kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës.
Këtë cilësi të Kosovës e vuri në dukje edhe një ish-bashkëpunëtore e hershme e tij në maternitet.
Qytetarja: I pa korruptuar me asnjë qindarkë. I mrekullueshëm.
Por megjithëse ka profilin e një njeriut të thjeshtë dhe të gjindshëm, Halim Kosova tregohet i rreptë dhe sheh me sy kritik çdo gjë që nuk është zgjidhur drejt.
“Këta sy unë kam pasur gjithë jetën. Ky është syri i suksesit të punës sime dhe nuk kam ndërmend ta mbyll si kryetar bashkie”, u shpreh Kosova.
Halim Kosova për transportin dhe trotuaret
Rikonstruktim: 300 mijë m2 trotuare
Ndërtim: 50 km rrugë të reja
Asfaltim: 94 km rrugë
Hapësirë parkimi: 4 mijë vende
Asfaltim total i rrugëve lidhëse rurale me qytetin
Korsi biçikletash: 20 km
Korsi e veçante për autobusët
Biletë elektronike e unifikuar
Reduktim i çmimit të naftës për autobusët dhe taksitë
Top Channel