PD, Turku: Elbasani është në gjendje të mjerueshme ekonomike

24/05/2015 00:00

Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar bashkie në qytetin e Elbasanit, Ardjan Turku, takoi tregtarë të vegjël si edhe banorë të një pjese të lagjes “5 Maji”.

Kandidati i së djathtës tha se oferta e Partisë Demokratike është për uljen e taksave në bashki. Kjo, sipas tij, do të krijonte lehtësira si tek tregtarët, ashtu edhe te blerësit, fuqia ekonomike e të cilëve ka rënë në mënyrë drastike këto dy vite.

Gjithashtu, Turku tha se hapësirat publike në Elbasan, sidomos në blloqe pallatesh, janë të pashtruara, me pellgje uji në të cilat luajnë dhe jetojnë fëmijët.

“Është një situatë e mjeruar krahasuar me miliardat e lekëve që janë hedhur për zbukurime në zona të cilat nuk sjellin të ardhura”, tha Turku.

Top Channel